Orizi është ushqimi kryesor për dy të tretat e popullsisë së botës

Orizi është ushqimi kryesor për dy të tretat e popullsisë në botë. Ky drithë i thjeshtë është një ushqim i popullarizuar për ruajtjen e jetës për mijëra vjet, sepse është i shëndetshëm, shumëqëllimor, ekonomik, i lehtë për tu përgatitur dhe me shije të mirë. Orizi kultivohet në më shumë se 100 shtete dhe në çdo kontinent përveç në Antarktik. Tregtia botërore e orizit është vetëm 5% e konsumit global. Megjithatë, kjo sasi relativisht e vogël që tregtohet (me vlerë rreth 5 miliardë dollarë në vit) ka një ndikim të madh në politikat ekonomike dhe qeveritare botërore.
Оrizi është burimi kryesor i energjisë në ushqim për 17 shtete në Azi dhe Paqësor, 9 shtete në Amerikën Veriore dhe Jugore dhe në 8 vende në Afrikë. Orizi siguron 20% të ushqimit që furnizon me energji në botë, ndërsa gruri siguron 19% dhe misri (mbretërori) 5%. Orizi paraqet jetë për mijëra, miliona njerëz. Ai është i rrënjosur thellë në trashëgiminë kulturore të shoqërive të tyre. Vetëm në Azi, më shumë se 200 milionë njerëz marrin 60 deri në 70 për qind të kalorive të tyre nga orizi dhe produktet e tij. Ai është burimi më i shpejtë ushqyes që rritet në Afrikë dhe është i një rëndësie të madhe për sigurinë e ushqimit në një numër në rritje të vendeve me të ardhura të ulëta dhe mungesa në ushqim.
Sistemet për prodhimin e orizit dhe procedurat e tyre të lidhura pas korrjes së orizit punësojnë rreth 1 milion njerëz në zonat rurale të vendeve në zhvillim. Rreth 80% e orizit në botë kultivohet nga fermerët e vegjël në vendet me të ardhura të ulëta dhe vendet në zhvillim. Vijon se sistemet efikase dhe produktive për prodhimin e orizit janë esenciale për zhvillimin ekonomik dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës të një numri të madh të popullsisë në botë.
FAKTET KRYESORE NË BUJQËSI:
• Planeti do të duhet të ushqejë 1.5 miliardë njerëz shtesë në vitin 2030, 90 për qind e të cilëve do të jetojnë në vendet në zhvillim.
• Bota do të duhet ta rrisë prodhimin e ushqimit për 60-70 për qind për të ushqyer më shumë se nëntë miliardë njerëz deri në vitin 2050;
• Çdo ditë, bujqësia prodhon mesatarisht 23.7 milion ton ushqim.
• Bujqësia siguron jetesën për 2.5 miliardë njerëz.

•• Bujqësia siguron jetesën për 2.5 miliardë njerëz.
Përmirësimi i produktivitetit të sistemeve të orizit do të kontribuojë në çrrënjosjen e urisë, zbutjen e varfërisë, sigurisë ushqimore kombëtare dhe zhvillimit ekonomik. Sipas vlerësimeve të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), janë rreth 840 milionë njerëz të kequshqyer, duke përfshirë më shumë se 200 milionë fëmijë në vendet në zhvillim. Kequshqyerja kufizon në masë të madhe zhvillimin.
Megjithatë, prodhimi i orizit po përballet me kufizime të rënda, duke përfshirë normë të rritjes të rendimenteve në rënë, shterimin e resurseve natyrore, mungesa e fuqisë punëtore, konfliktet në bazë të gjinisë, kufizime institucionale dhe ndotjen e mjedisit. Tejkalimi i urisë, varfërisë dhe kequshqyerja – derisa mbrohet mjedisi jetësor – kërkon veprim të përbashkët nga të gjitha palët e prekura. Diversiteti i rajoneve, popujve dhe resurseve që lidhen me sistemet globale të bazuar në oriz kërkon një qasje më ndryshe ndaj zhvillimit global të orizit, që përfshin pjesëmarrjen nga niveli lokal deri në atë ndërkombëtar.